
Blue Bucket Campaign Shqipëria
Fushata Kovat Blu
Fushata 'Kovat Blu' mbështet të moshuarit në Shqipëri me pako ushqimore. Shkollat, bizneset dhe komunitetet lokale bashkëpunojnë për të mbledhur dhe shpërndarë kovat tek ata që kanë nevojë.

Çfarë ka në kovë?
- Makarona 2 pako
- Oriz 1 pako
- Vaj 1 shishe
- Sheqer 1 kg
- Miell 1 kg
- Salcë domateje 1 shishe
- Kafe turke 1 pako
- Detergjent për rroba 1 pako
- Sallam 1 kg
- Djathë 1 kg
- Biskota 1 pako

Partnerët
Partnerët më të rëndësishmë të fushatës janë shkollat, bizneset lokale, institucionet lokale, kishat dhe OJF të ndryshme. Këta aktorë organizohen mes tyre për të mbledhur artikujt ushqimore ose lekët për fushatën.
Disa nga aktorët lujnë rol në mbushjen dhe shpërndarjen e kovave tek të moshuarit. Kjo është pjesa më e bukur e fushatës, sepse dhuruesit kanë mundësinë të kalojnë kohë me të moshuarit, të shikojnë nga afër kushtet në të cilat ata jetojnë dhe të kuptojnë rëndësinë e fushatës.
Kjo është gjithashtu dhe pjesa e preferuar e të moshuarve, sepse atyre u pëlqen shoqëria dhe vizitat. Disa institucione dhe OJF janë përfshirë në rritjen e ndërgjegjsimit për fushatën. Media lokale dhe kombëtare ka qenë një partner i rëndësishëm në shpërndarjen e lajmeve dhe informimin e njerëzve se çfarë mund të bëjnë apo çfarë mund të dhurojnë.

Ndikimi
Ne filluam fushatën 'Kovat Blu' gjatë pandmisë dhe nuk prisnim që të kishte sukses të madh, por u surprizuam pozitivisht nga rezultatet e fushatës. Dorkas Shqipëri u njoh më mirë në zonën ku punon dhe njerëzit filluan ta identifikojnë organizatën me Kovat Blu.
Ne kemi pasur mundësinë të informojmë një numër të gjerë njerëzish për realitetin e kushteve të jetesës të të moshuarve në Shqipëri si dhe të mobilizojmë mbështetje për ta.
Fushata ka qenë gjithashtu një katalizator i rëndësishëm në përpjekjet tona për ngritjen e rrjetave komunitare të sigurisë.

Na kontaktoni
Rr. "TELI SAMSURI", Nd. 18, 7001, Korçë, Albania
Tel.: +355 (0) 82 242115
Email: office@albania.dorcas.org